Telegrafi

Prishtina konfirmon tri largime – Lilaj, Shabani dhe Atanda nuk do të jenë më pjesë e kampionëve

Prishtina ka konfirmuar se Sabjen Lilaj, Xhevdet Shabani dhe Sodiq Atanda nuk janë më pjesë e klubit.

Telegrafi kishte njoftuar më parë për largimet e këtyre lojtarëve, që i bashkohen Florent Adylit, që shkëputi marrëveshjen me herët me klubin.

Lilaj që ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë i’u bashkua Prishtina në verën e vitit 2020 ndërkohë që e fitoi titullin kampion me skuadrën prishtinase.

Lilaj u paraqit në 35 ndeshje me Prishtinën dhe i realizoi tre gola.

Në anën tjetër Xhevdet Shabani erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.

I fundit i larguar është Sodiq Atanda, i cili po ashtu Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën “bardhekaltër”.

Në ditët në vijim Prishtina pritet të bëjë disa afrime. /Telegrafi/