Telegrafi

Prishtina konfirmon transferimin e radhës nga Izraeli, Sabien Lilaj do të vishet bardhëekaltër

Prishtina është duke punuar për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i radhës që do të bashkohet me bardhëekaltërit është mesfushori shqiptar, Sabien Lilaj.

Klubi e ka paralajmëruar prezantimin, ndërsa aksionari i klubit, Rrahman Haradini e ka konfirmuar këtë lajm përmes rrjeteve sociale.

Haradini ka publikuar një fotografi nga takimi mes zyrtarëve të FC Prishtinës dhe futbollistit në fjalë, ku ka shkruar se është arritur marrëveshja.

Në edicionin e kaluar, Lilaj ishte pjesë e klubit izraelit, Nes Tzionan.

Lilaj është pjesë e Kombëtares shqiptare, me të cilën ka bërë 16 paraqitje. /Telegrafi/