Telegrafi

Prishtina konfirmon largimin e tre futbollistëve, transferimin e njërit dhe një lojtari tjetër që gjendet në prova

Prishtina ka njoftuar me më të rejat në klub, ku kanë të bëjnë me largime, huazime, transferime, por një lojtari që gjendet në prova.

Klubi kryeqytetas ka qenë njëri nga më aktivët në këtë verë në Superligën e Kosovës, pasi ka bërë shumë ndryshime duke filluar nga emërimi i trajnerit të ri.

Me ardhjen e Jean Michel-Cavallit, drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë ofruar lojtarë të shumtë vendor, por edhe të huaj, të cilat janë njohje e trajnerit francez.

Megjithatë, ndryshimet në klub nuk kanë përfunduar as pas nisjes së sezonit, pasi Prishtina ka bërë disa largime dhe afrime të reja.

Është vet faqja zyrtare e cila ka konfirmuar largimin e një lojtari, huazimin e dy të tjerëve, transferimin e një lojtari të ri, por edhe një lojtar tjetër që gjendet në prova.

“Para mbylljes së afatit kalimtar, FC Prishtina ka huazuar edhe dy futbollistë tjerë, sulmuesin Naxhi Berisha në Flamurtar dhe sulmuesin tjetër, Timitope Fadahunsi në Rahovec. Ndërsa sulmuesi i krahut, Samuel Boimbo për shkak mos përfundimit të dokumentacionit nuk ka mundur të jetë pjesë e klubit tonë”.

“Meqenëse ende nuk ka përfunduar transferimi i futbollistëve, skuadrës do t’i bashkohet alo e djathtë, reprezentuesi i Nigerit, Najeeb Jakubu dhe një tjetër mesfushor krahu që është në prova”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/