Telegrafi

Prishtina konfirmon largimin e shtatë lojtarëve dhe huazimin e Grajqevcit

Nga sot (18 korrik) zyrtarisht nuk janë më pjesë e FC Prishtina shtatë lojtarë që klubi me marrëveshje ka ndërprerë bashkëpunimin.

Futbollistët Liridon Kukaj, Liridon Leci, Gentrit Begolli, Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi, Mërgim Neziri dhe Genc Hamiti janë të lirë, kurse Atdhe Grajqevci i huazuar.

Lexo po ashtu Zyrtare: KF Prishtina vazhdon me spastrime, largon nga skuadra tre futbollistë të njohur (Foto)

“FC Prishtina i falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë ndër vite”.

“Do të jenë pjesë e pashlyer e historisë së klubit. Iu dëshirojmë sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet mes tjerash në një njoftim të klubit në Facebook. /Telegrafi/