Telegrafi

Prishtina konfirmon largimin e shtatë lojtarëve, nuk lejon largimin e Diar Miftarajt

Ekipi i Prishtinës deri të enjten është në pushim, ndërsa klubi ka vendosur që të bëjë publik emrat e lojtarëve që kanë larguar, që janë shtatë.

Prishtina ka gjashtë që kanë ardhur në këtë afat (Armend Thaqi, Ahmet Haliti, Leotrim Bekteshi, Argjend Mustafa, Meriton Korenica dhe Alen Jasharoki) nga huazimi janë rikthyer edhe Donat Hasanaj e Leonat Vitija nga KEK-u.

Kurse, deri më tani janë larguar shtatë futbollistë.

Lorik Maxhuni, Ben Nash Quansah, Gentrit Dumani, Dardan Sekiraqa, Blend Baftiu, Drashko Bozhovic dhe Shqiprim Taipi.

Klubi i ka falënderuar futbollistët e larguar për kontributin e dhënë.

Në anën tjetër Diar Miftaraj që ka kërkuar largimin nga klubi, Prishtina ka vendosur që të mos e lirojë pasi ka edhe një vit kontratë.

Ndërsa, pas grumbullimit të enjten nga pushimi njëjavor, shtabi teknik do të vendos për prurje e largime tjera eventuale. /Telegrafi/