Telegrafi

Prishtina kërkon vetëm fitore ndaj Llapit për t’iu shmangur barazhit – formacionet zyrtare

Derbi rajonal mes Llapit dhe Prishtinës do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Kjo ndeshje në xhiron e fundit i gjen skuadrat me objektiva krejtësisht të kundërta, me Llapin që realisht më nuk ka asnjë objektiv.

Llapjanët kanë siguruar vendin e katërt dhe daljen në Evropë, derisa Prishtina ende nuk është e qetë për mbijetesën.

Kryeqytetasit kërkojnë fitore në udhëtim për t’iu shmangur pozitës së tetë, pozitë që i dërgon skuadrat në barazh.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Idrizi, Jashari, Veliu, Selmani, Maliqi, Sadriu, Llapashtica, A.Shabani, Amadu.

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Pllana, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Abazi, Zyba, Mankenda, Kryeziu, Sadam.

/Telegrafi/