Telegrafi

Prishtina kërkon të shkruajë historinë në Norvegji ndaj Bodo/Glimt, formacionet zyrtare

Prishtina ka udhëtuar drejt Norvegjisë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.

Kryeqytetasit kanë marrë një fitore spektakolare në ndeshjen e parë 2-1, duke u rikthyer nga disavantazhi.

Kryeqytetasit kosovarë përballë kanë një skuadër të fuqishme, si ajo e kampionit në fuqi norvegjez Bodo/Glimt.

Megjithatë ekipi kampion i Kosovës kërkon të shkruajë historinë dhe të kaloj në fazën e ‘Play-Off’ në Ligën e Konferencës.

Tanimë dy trajnerët, Kjetil Knutsen i vendasve dhe Zekirija Ramadani i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Bodo/Glimt: Haikin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Fet, Berg, Saltnes, Solbakken, Botheim, Vetlesen.

Prishtina:Haxho, B. Krasniqi, Vangjeli, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, E.Krasniqi, Avdyli, Mankenda, John, Kryeziu.

/Telegrafi/