Site icon Telegrafi

Prishtina kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit të ri-luhet

Prishtina ka dalë me reagim për humbjen që ka pësuar ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 19-të me rezultat 1-0.

Sipas klubit nga kryeqyteti, në atë ndeshje pati shkelje flagrante nga ana e gjyqtarëve dhe duan që kjo përballje të përsëritet.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje) të Prishtinës:

Lexo po ashtu Dukagjini i hakmerret Prishtinës për eliminimin nga Kupa, e mposht në kampionat

??????????̈

Në ndeshjen e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, KF Dukagjini – FC Prishtina e zhvilluar të dielën më 12.02.2023 pati shkelje flagrante të rregullores së garave.

Në minutën e 40-të të ndeshjes, pas një rivënie nga këndi për vendasit, gjatë harkimit dhe derisa topi ishte në lartësinë e madhe, gjyqtari kryesor i takimit, Mentor Ajeti, sinjalizoi gjuajtje të lirë në favor të Prishtinës, futbollistët e së cilës ndalet dhe ndërkohë ky top përfundon në rrjetë.

Çuditërisht, pas intervenimit të sistemit VAR, konkretisht gjyqtarit, Ilir Mehmeti, arbitri kryesor i ndeshjes, Mentor Ajeti e pranon golin si të rregullt!.

Lexo po ashtu Munishi: Gol fantazmë, u shkelën rregullat e futbollit

Konstatojmë që kjo është shkelje flagrante e rregullave të lojës.

Andaj, kërkojmë që NDESHJA TË PËRSËRITET.

Po ashtu, duke e parë që si klub nuk jemi në një vijë me udhëheqjen aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ne nuk kemi qenë të kënaqur as me gjykimin e ndeshjes së para një jave për Kupë, po ashtu me Dukagjinin, e nuk kemi qenë të kënaqur as në shumë ndeshje tjera, duke konstatuar anime për kundërshtarët, por si klub kemi vendosur të heshtim dhe të marrim për bazë pozitën e klubit tonë karshi organizatës së futbollit.

Por, atë që ndodhi sot, thjesht nuk e kemi paramenduar që mund të ndodhë.

Duke mos menduar që ka qenë i caktuar paraprakisht, ne kërkojmë, që ndaj gjyqtarit kryesor, Mentor Ajeti, gjyqtarit kryesor të VAR-it, Ilir Mehmeti, të merren masat më drastike që i parasheh rregullorja e garave.

Lexo po ashtu Dallku i kënaqur me fitoren e Dukagjinit ndaj Prishtinës

Duam të besojmë që kontrollori e ndeshjes, Besfort Kosumi, ka notuar sipas meritës, nëse jo, na shtyn të mendojmë që gjithçka ka qenë e aranzhuar që më parë.

Andaj, ne presim vendime meritore ndaj akterëve të ndeshjes së sotme, me besimin e plotë që e drejta është në anën tonë dhe ndeshja do të përsëritet dhe të gjejë epilogun real të saj.

Po ashtu, nuk duam as ta mendojmë paragjykimin që gjyqtari kryesor (Mentor Ajeti) është konflikt interesi, pasi që ai punon njëkohësisht edhe si administrator në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës (LRFP).

Krejt këto hamendësime tona mund të largohen, nëse organet gjegjëse në FFK marrin vendime meritore.

Ndryshe, nëse organet e FFK-së nuk marrin vendim konform akteve normative dhe rregullave esenciale të garave, atëherë FC Prishtina do të jetë e detyruar të bëjë Kallëzim Penal pranë organeve të drejtësisë në drejtim të dy gjyqtarëve të lartcekur.

FC Prishtina gjithashtu nesër (13.02.2023) do ta deponojë ankesën sipas të drejtës për ankesë për ndeshjen e zhvilluar në Klinë. /Telegrafi/

Exit mobile version