Nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi, kërkon që FFK-ja t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e dëmeve të shkaktuara në stadium deri të shtunën, në të kundërtën finalja ndërmjet Hajvalisë dhe Feronikelit, nuk do të zhvillohet në Prishtinë. Duke folur për gazetën Arena, ai fillimisht e dënoi rëndë aktin e së mërkurës.
“Prishtina i dënon ashpër ngjarjet që kanë ndodhur dje në stadiumin e kryeqytetit. Sporti është për t’i bashkuar njerëzit, e jo për t’i ndarë ashtu siç bën një pjesë e huliganëve të ardhur nga Mitrovica”, deklaroi Muçiqi, duke kërkuar tutje përgjegjësi nga FFK-ja. /Arena/Telegrafi/