Prishtina është nikoqire e Drenicësn në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligë.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka pasur formë të luhatshme këtë vit, duke mos arritur më shumë se dy fitore radhazi.
Në këtë takim kryeqytetasit vijnë pas humbjes 2-0 në udhëtim te Ballkani, derisa do të përballen me Drenicën e papërshtatshme.
Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë nisur për mrekulli sezonin dhe kanë grumbulluar 20 pikë deri më tani.
Takimi mes Prishtinës dhe Drenicës fillon nga ora 13:30 në Fadil Vokrri.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Halimi, B. Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Karabeci, E.Krasniqi, Hoti, John, Kryeziu.
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Arrabal, Qaqi, Jashari, Mëziu, Lushtaku, Denisson, Avdulli, Veliqi, Zabergja.
/Telegrafi/