Kjo sfidë do të luhet në kuadër të FIBA Europa Cup me fillim nga ora 18:00, ndërsa është ndeshja e xhiros së tretë, shkruan Koha.net.
"Pres një ndeshje shumë të vështirë, përballë një ekipi tepër të mirë dhe me shumë përvojë”.
“AEK-u në dy ndeshjet në FIBA Europe Cup nuk ka treguar formë të mirë dhe kundër nesh e ka rastin e fundit për të bërë diçka më shumë”.
“Por, ne jemi të motivuar për këtë përballje, në veçanti pas fitores që e shënuam ndaj Astanas. Besoj se mund të arrijmë fitore, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë”, ka thënë Berisha.
Sigal Prishtina nga dy ndeshjet e para në Grupin K ka arritur një fitore dhe ka humbur një takim. Kurse AEK-u hyn në këtë takim me dy humbje të njëpasnjëshme.