Skuadra e Trepçës ’89 është mposhtur sot nga Drita në Gjilan me rezultat 2:1. Për gjilanasit shënuan Granit Aliu dhe Bujar Shabani, ndërsa për mitrovicasit shënoi kapiteni i ekipit Shpëtim Idrizi.
Me këtë humbje xehetarët ia kanë mundësuar Prishtinës të shpallet kampion matematikisht edhe tri xhiro pa përfunduar kampionati. Prishtina është në pozitën e parë në tabelë me 65 pikë dhe nesër përballet me Ferronikelin.
Në anën tjetër, Llamkos Kosovës ka marr tre pikë tejet të vlefshme në luftë për mbijetesë. Skuadra vushtrriase mundi Vëllaznimin, me rezultat minimal 1:0, teksa edhe Besa ka shënuar fitore ndaj Trepçës në Mitrovicë, me rezultat minimal 1:0.
Raiffeisen Superliga, java e 30-të:
Vëllaznimi : Llamkos Kosova 0:1
Drita : Trepça ‘89 2:1
Trepça : Besa 0:1
Të enjten, nga ora 17:00 takohen:
Ferronikeli -:- Prishtina
Hajvalia -:- Hysi
Liria -:- Drenica
/Telegrafi/