Telegrafi

Prishtina, kampion në Bon Voyage Superliga U21

FC Prishtina është kampione e Bon Voyage Superligës U21, duke dominuar edicionin e parë të kësaj lige, ku prishtinasit kanë arritur me meritë deri te titulli i kampionit.

Pasi e mbyllën kampionatin e rregullt në pozitën e parë, djelmoshat e drejtuar nga Azem Ahmeti u treguan të suksesshëm edhe në play-off.

Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtina në finale e ka mundur Llapin, me rezultat 2-0.

Golat vendimtarë për Prishtinën u shënuan nga Rinor Shabani dhe Andi Veliqi.

Ky sezon shënon fillimin e kapitullit të ri në futbollin kosovar, me krijimin e Superligës për U21 që ka për qëllim të zhvillojë talentet e reja dhe të përgatisë lojtarët për nivele më të larta të garave.


Përbërja e Prishtinës U21 që fitoi titullin  

Agron Kolaj – Yll Murati, Reart Bajrami, Andi Veliqi (Arben Nikprelaj 79’), Dion Gallapeni – Ylber Murturi, Donart Llabjani, Jahir Sylejmani (Arlind Dobroshevci 71’), Sinan Kadiri (Rinor Shabani 57’), Igball Jashari (Endrit Shala 79’), Naxhi Berisha (Dardan Gjonbalaj 71’).