Telegrafi

Prishtina i jep lamtumirën Çiro Bllazheviqit

Prishtina i ka dhënë lamtumirën Miroslav Çiro Blazheviqit, me trajnerin që ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë

Klubi i kryeqytetit ishte drejtuar nga trajneri kroat gjatë sezonit 1985/86 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Prishtinës:

Lexo po ashtu FFK reagon për vdekjen e trajnerit Çiro Bllazheviq

?????????̈ ?̧???!?️?

Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.

Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në edicionin 1985/86 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës.

Blazheviq e udhëhoqi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit.

Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë.

Lexo po ashtu Ndërroi jetë trajneri legjendar Çiro Bllazheviq

Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë.

Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.

Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kinë e Iran.

Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.

Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të. /Telegrafi/