Telegrafi

Prishtina instalon mbi 700 senzorë për parkim të digjitalizuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në kuadër të projektit për digjitalizimin e hapësirave publike, janë instaluar senzorë tokësorë në rrugët “Selami Pulaha” dhe “Henry Dunant” në lagjen “Ulpiana”.

Deri më tani, janë vendosur mbi 700 senzorë në të gjithë kryeqytetin, ndërsa synimi është që ky numër të arrijë në 2000.

Senzorët e instaluar ofrojnë informacion në kohë reale për gjendjen e parkingjeve, duke lehtësuar gjetjen e vendeve të lira për qytetarët.

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm organizimin dhe efikasitetin e parkimit në Prishtinë.

“Sivjet, jemi duke e bërë parkimin në kryeqytet më të lehtë, më të organizuar dhe më efikas për të gjithë,” tha kryetari Rama.

Edhe kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli ka njoftuar pë vendosjen e këtyre senzorëve.

“Dixhitalizimi dhe vendosja e teknokogjisë për këtë projekt po vazhdon me ritëm të lartë. Sot numri i senzorëve që vendoset në Kryeqyteti Prishtina arrinë në mbi 700. Gjithsej, brenda një kohe të shkurtë do të vendosen 2000 senzorë që përcjellin informacion në kohë reale për parkingjet”, ka shkruar Havolli. /Telegrafi/