Begolli duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, ai gjatë konferencës për shtyp që kishte të hënën e ka sugjeruar teknikun Afrim Tovërlani t’i ftojë të gjithë futbollistët për të vazhduar bashkëpunimin.
“Mua nuk më duhet më shumë se tre minuta bisedë. Kam arritur marrëveshje me Liridonin dhe Viktorin, si dhe kapitenin Driton Krasniqi. Këto ditë pritet të vazhdojmë edhe me portierin Mushica”, tha Begolli për Zërin.
Ju përkujtojmë që ekipi bardhekaltër ditë më parë ka zyrtarizuar transferimin e Isuf Llumnicës dhe Flamur Shalës. /Telegrafi/