Site icon Telegrafi

Prishtina ia tregon forcën Besës

Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy skuadrave më nam në futbollin tonë, është përshkruar më lojë të mirë nga futbollistët e të dy skuadrave.

Pejanët pas vetëm 22-minutave lojë përmes Kastriot Rexhës kaluan në epërsi prej 1-0.

Skuadra e Bylbyl Sokoli pas golit të pësuar më të gjitha forcat e kërkoi barazimin dhe atë e arriti në minutën e 63-të me golin e Qëndrim Sejdiut.

Prishtinasit në finish të ndeshjes u shfaqen ekip më i koncentruar dhe përmes rezervistit Florim Berbatovcit në minutën e 90-të ia dolën që të shënojnë golin e fitores dhe nga Peja të rikthehen më gjah të plotë. /Telegrafi/

Rezultatet

Drita-Vëllaznimi 0-0

Besa-Prishtina 1-2

Trepça ‘89-Ferizaj 1-0

Dje

Hajvalia-Llamkos Kosova 1-1

Drenica-Trepça 2-0

Istogu-Feronikeli 0-1

Exit mobile version