Kryeqytetasit nga fillimi i ndeshjes u treguan më të dobët se rivali i tyre, rumunët e Energias ku u mposhtën me rezultat 87:72.
Çereku i parë i takoi vendasve me 13 pikë epërsi, 27:14 dhe me këtë ata treguan se janë të vendosur për fitore.
Në çerekun e dytë Prishtina u mundua të rikthehet në lojë por përsëri u mposhtën kësaj radhe me katër pikë diferencë 18:14, ndërsa vendasit shkuan në pushim me epërsi të thellë prej 17 pikëve 45:28.
Edhe në çerekun e tretë vendasit dominuan duke e mbyllur me pesë pikë diferencë 24:19.
Në 10 minutat e fundit prishtinasit u këndellen por pa sukses. Prishtina e përfundoi çerekun e katërt me 18:25 por që nuk mjaftoi pasi në fund pësoi humbje me rezultat 87:72.
Më efikasi tek bardh e kaltërtit nga Prishtina ishte El-Amin me 20 pikë, ndërsa pas tij Abukar me 15 sosh.
Kësisoj Prishtina e fillon aventurën e saj në Euro Cup me humbje. /Telegrafi/