E një nga lojtarët e kontaktuar nga skuadra prishtinase është edhe qendra e RTV 21-shit, Urim Zenelaj. Siç ka mësuar Arena, trajneri ‘bardhekaltër’, Ceyhun Cabadak, ka kontaktuar me qendrën prizrenase, duke i shprehur atij interesimin për ta transferuar në klubin e tij.
E, një bisedë të tillë nuk e ka mohuar as Cabadak. Por, ky i fundit nuk ka shumë shpresë që Zenelaj do të bashkohet me ‘bardhekaltrit’ gjatë janarit.
“Nuk mund të bëjmë asgjë me të, pasi ai ka kontratë me një klub tjetër dhe nuk mund të paraqesim ofertë për të”, ka thënë shkurtimisht trajneri turk. Në anën tjetër, vetë Zenelaj ka theksuar se tashmë është në proces të rikthimit të formës së stinorit të kaluar dhe nuk po mendon shumë për ndonjë ndryshim, raporton Tribuna. /Telegrafi/