Përveç problemit të pagave të lojtarëve që ka, Prishtinës tani i është shtuar edhe problemi i zhvillimit të stërvitjeve.
Kampioni në fuqi i Kosovës stërvitjet për stinorin pranveror të Raiffiesen Superligës është dashur t’i fillojë të enjten, por fillimi është shtyrë edhe për pak ditë.
Trajneri Afrim Tovërlani anulimin e stërvitjes të së enjtes e ka arsyetuar me probleme teknike në stadium, duke thënë se nuk kanë mundur t’i zhvillojnë stërvitjet për shkak të problemeve me rrymën dhe ujin./Telegrafi/