Site icon Telegrafi

Prishtina i jep leksion Besës

Ekipi i Afrim Tovërlanit e ka nisur furishëm takimin duke realizuar dy gola për dy minuta. Fillimisht në minutën e nëntë realizoi Berat Hyseni, derisa dy minuta më vonë epërsinë në 2:0 e shtoi Gentrit Begolli.

Punët për ekipin pejanë u vështirësuan edhe më shumë kur në minutën e 26-të Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërsa, Prishtina e shfrytëzoi këtë duke realizuar golin e tretë nëpërmjet Berat Hysenit në fund të pjesës së parë.

Kurse, në pjesë e dytë ekipi bardh e kaltër u mundua ta realizoj edhe golin e katërtë, por mbrojtja pejane nuk lejoi një gjë të tillë.

Pas kësaj fitore Prishtina ka tubuar 15 pikë, derisa Besa mbetet në kuotën e 13-të pikëve. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version