Site icon Telegrafi

Prishtina i gëzohet pushimit për të marrë veten

 Prishtina triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit (78:63), të mërkurën mbrëma, kurse pas ndeshjes lojtarët janë lënë të lirë deri më 2 janar, kur do të rifillojnë stërvitjet për fazën e dytë, shkruan Koha Ditore.

Për Sigal Prishtinën kjo ishte fitorja e dytë rresht në kampionat pas asaj ndaj Trepçës. Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, të premten, ka thënë se ky pushim është i mirëseardhur për gjithë ekipin pas një gjysmedicioni të ngarkuar me pjesëmarrje në tri gara: FIBA Europe Cup, Ligën Ballkanike dhe Superligën e Kosovës.

Sigal Prishtina këtë pjesë e ka mbyllur me 13 fitorje dhe dhjetë humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke e përfshirë këtu edhe disfatën në Superkupën e Kosovës nga Peja.

Exit mobile version