Prishtina ka pësuar humbje në kuadër të garave evropiane në FIBA Europe Cup.
Prishtinasit nuk ka arritur të përballojë skuadrën turke të Pinar Karsiyakass, e cila triumfoi me rezultat të thellë prej 107:85.
Turqit për asnjë moment nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre duke triumfuar në të gjitha periudhat e ndeshjes.
🏆 @fibaeuropecup 2. Tur 3. Hafta | 3. Çeyrek Sonucu#PınarKarşıyaka 76-63 Z Mobile Prishtina #HaydiKAFKAF pic.twitter.com/jFOxsAbid7
— Pınar Karşıyaka (@KSKBasket) January 9, 2019
Qysh në pjesën e parë vendasit treguan se janë më superior se skuadra jonë, ku njëzet minuta e para përfunduan me rezultat 12 pikë epërsi.
Basketbollisti më efikas te bardhekaltërit ishte Kyan Anderson, i cili ka realizuar 21 pikë gjersa Dardan Berisha shënoi 16 pikë.
Te Karsiyaka i pandalshëm ishte amerikani, Sek Henry, i cili regjistroi “double-double” në saje të 22 pikëve dhe 11 kërcimeve.
🏆 @fibaeuropecup 2. Tur 3. Hafta | İlk Yarı Sonucu#PınarKarşıyaka 54-42 Z Mobile Prishtina #HaydiKAFKAF pic.twitter.com/SG1MwaOafq
— Pınar Karşıyaka (@KSKBasket) January 9, 2019
Pas kësaj, Prishtina zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit I me katër pikë gjersa Pinari është lider me pesë pikë.
Ndryshe, nënkampionët e Kosovës takimin e radhës do ta luajë para shikuesve të vetë kundër s.Olivier Wurzburg. /Telegrafi/