Site icon Telegrafi

“Prishtina High School” me fushatë kundër kancerit, në mbështetje të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje

Në shkollën “Prishtina High School” nxënësit dhe stafi, për herën e dytë me radhë kanë nisur fushatën kundër kancerit, duke përkrahur fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.

Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle për dy javë kanë hapur një kampanjë vetëdijesimi për kancer.

Ata janë solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre që vuajnë nga kjo sëmundje, duke organizuar një veprim simbolik, ku përmes donacioneve, ai person që ka fituar shumën më të madhe të parave, do t’ia prejnë flokët.

Gordon Pearson, drejtori i shkollës, ka thënë se qëllimi i kësaj ka qenë vetëdijesimi i nxënësve të shkollës por edhe qytetarëve, për fëmijët me kancer në Kosovë dhe për familjet që nuk kanë mundësi që t’i blejnë barnat fëmijëve të tyre.

“Ne inkurajojmë që çdo shkollë të marrë këtë iniciative me nxënësit e tyre dhe sadopak të ndihmojë fëmijët e këtij vendi”, tha zotëri Pearson.

Studentët dhe stafi kanë bërë më së shumti donacione në emër të Valdet Ibishit, i cili është Menaxher në Prishtina High School dhe ky është fituesi, të cilit edhe i janë hequr flokët.

Ndërkaq, Valdet Ibishi, ka thënë se është krenar që ka qenë pjesë dhe ka ndihmuar në këtë kampanjë për fëmijët e Kosovës.

Të gjitha të hollat i janë dorëzuar organizatës joqeveritare e quajtur “Care for Kosovo Kids”, e cila ndihmon fëmijët me kancer në Kosovë, të cilët shkolla i falënderoi për punën e mrekullueshme të tyre për fëmijët e prekur me kancer.

Edona Toplica, Menxherja Ndërlidhëse e Care for Kosovo Kids, ka treguar se shuma prej 230 Euro e cila është dhuruar, do të dyfishohet përmes bashkëpunimit me iniciativën e stafit të BERZH.

Exit mobile version