Klubi në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë vendosur të bëjnë disa investime, me qëllim që të krijojnë një stadium, i cili do të ofronte komoditet më të madh për tifozët e futbollit, e në veçanti për qytetarët e Prishtinës që cilët do t’i ndiqnin ndeshjet e FC Prishtinës, raporton Zëri.
Tashmë tenderi është hapur dhe pritet që brenda disa ditëve të shpallet fituesi i tij, i cili do të merrte përsipër vendosjen e karrigeve të cilat janë si donacion i Federatës Suedeze të Futbollit, si dhe të nisë mbulimin e pjesës perëndimore. Drejtoresha e Drejtoratit për Sport e Komunës së Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se ata po bëjnë maksimumin që punimet të nisin sa më shpejt në stadiumin e Prishtinës./Telegrafi/