Site icon Telegrafi

Prishtina hap tenderin për blerjen e 51 autobusëve

Komuna e Prishtinës ka hapur sot tenderin për blerjen e 51 autobusëve të ri. Këtë e ka bërë me dije vetë kryetari i komunës Shpend Ahmeti, i cili përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, shpreh lumturinë e tij për hapjen e këtij tenderi.

“Sot jam shumë i lumtur qe u publikua tenderi për blerjen e 51 autobusëve të ri në komunën e Prishtinës. Kushtet e tenderit u publikuan sot në webfaqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me kredinë e së cilës po mundësohet ky projekt. Ky është projekti më i madh kapital në komunën e Prishtinës dhe me këtë projekt do të rindërtohet transporti publik në komunën tonë”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Ai thotë se tenderi ndërkombëtar me rregulla të BERZH do të jetë i hapur deri me 17 shtator 2015.

I pari i Prishtinës po ashtu falënderon ekipin që e ka sjell këtë projekt deri në këtë fazë, në krye me nënkryetarin Dardan Sejdiu. /Telegrafi/

Exit mobile version