Prishtina i ka mbajtur leksion skuadrës së Mornarit në ndeshjen e parë finale duke e mposhtur me rezultat 82-68.
Prishtinasit nuk e nisën mirë ndeshjen pasi që në çerekun e parë shkuan në pushim në disavantazh prej dy pikës, 23-25.
Atmosfera në sallë ishte shumë e mirë, pasi Plisat si gjithmonë dhuruan spektakël.
Por atë që nuk e bënë në çerekun e parë, Prishtina e bëri në të dytin.
Me një formë të shkëlqyer Mohamed Abukar shënoi 15 pikë dhe Jason Washburn me 13 pikë për ta dërguar Prishtinën në pushim me epërsi 45-36.
Në çerekun e tretë bardhëekltarit e shtuan epërsinë deri në 20 pikë.
Në këtë pjesë lojë futet në lojë e tij edhe Dardan Berisha që filloi të renditi treshet. Prishtina e fitoi çerekun e tretë me rezultat 23-12 dhe rezultat të përgjithshëm 68- 48.
Në çerekun e fundit Prishtina kishte pak rënie ndërsa malazezët e ngushtuan epërsinë në 14 pikë, 82-68.
Lojtarët më të mirë në këtë ndeshje ishin Dardan Berisha me 20 pikë, Mohamed Abukar me 17 pikë dhe Jason Washburn me 15 pikë.
Te malazezët shkëlqeu Lamont Jones me 22 pikë.
Ky është rezultat i mirë për Prishtinën që do të udhëtojë pas disa ditësh në Mal të Zi për ta mbrojtur trofeun e fituar vitin e shkuar. /Telegrafi/