Telegrafi

Prishtina – Gjilani, finalja e madhe e Kupës së Kosovës

Prishtina dhe Gjilani, do të takohen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.

Kryeqytetasit arritën në finale duke eliminuar klube si Dukagjini, Ballkani dhe Vushtrria. Në anën tjetër Gjilani kishte punë me Vjosën, Trepçën ’89 dhe Llapi në gjysmëfinale.

Prishtina qe nga pavarësimi i sportit kosovar e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, ndërsa pas luftës e ka fituar pesë herë. Është klubi me më shumë trofe në këtë garë, sikurse edhe në kampionat.

Në anën tjetër Gjilani e ka fituar një herë Kupën e Kosovës, në vitin e parë pas luftës 1999/2000.

Përballë njëri tjetërit do të jenë Debatik Curri (Prishtina) dhe Zekerija Ramadani (Gjilani).

Finalja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa ende nuk është caktuar data.

Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24./Telegrafi/