Skuadra bardh e kaltër nga kryeqyteti kosovar Prishtina ka mposhtur Istogun me rezultat të thellë 5:1 duke kaluar tutje.
Sulmuesi i rikthyer në Prishtinë pas huazimit te Gjilanit, Dren Gashi shënoi dy gola në këtë përballje.
Ndërkohë tre gola të tjerë u shënuan nga Kreshnik Lushtaku, Petrit Osmani dhe Gentrit Begolli para se Dukagjin Gashi të shënonte golin e nderit për mysafirët.
Gjilani ka triumfuar ndaj Tefik Çangës me rezultat të lartë 4:0 dhe kështu ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.
Sulmuesi këmbëshpejtë, Gëzim Rusi ishte më meritori për këtë fitore duke shënuar het-trik ndërsa një gol tjetër e shënoi Alban Rexhepi.
Ndërkohë tutje ka kaluar edhe Drenica e cila ka mposhtur KEK-un me rezultat të pastër 2:0. /Telegrafi/
Rezultatet:
Prishtina – Istogu 5:1
Gjilani – Tefik Çanga 4:0
Drenica – KEK-u 2:0