Site icon Telegrafi

Prishtina gati për të shkëlqyer: Festivali “Verë n’Dimër” nis më 1 dhjetor

Atmosfera magjike e festave vjen sërish në kryeqytetin e Kosovës me festivalin e shumëpritur “Verë n’Dimër”.

Që nga 1 dhjetori, sheshet e Prishtinës do të transformohen në një qendër festive, duke ofruar për 45 ditë drita të mahnitshme, muzikë dhe argëtim.

Festivali hapet zyrtarisht në ora 18:00 me ndezjen e dritave festive, një pamje që premton të mahnisë të pranishmit.

Pjesë e spektaklit janë performancat e yjeve të muzikës si Andra Rexhepi, Shpat Deda dhe Dafina Zeqiri, ndërsa magjia në akull do të vijë nga artistet Isidora Isjanovski dhe Monika Makarovska.

Kjo atmosferë unike do të ofrojë pije të ngrohta, ushqime të shijshme dhe kujtime të paharrueshme në një dimër të mbushur me dritë e gëzim. /Telegrafi/

Exit mobile version