Blerja e biletave është e mundur përmes platformës online “rave-travel.com“. Ju mund të vizitoni faqen e internetit dhe të blini biletat në mënyrë të thjeshtë duke klikuar opsionin “Buy Tickets”. Pas kësaj, ju duhet të zgjidhni natën e dëshiruar dhe sasinë e biletave që doni t’i siguroni.
Gjithashtu, përveç blerjes online në rave-travel.com, biletat keni mundësinë t’i siguroni nëpërmjet pikave të shitjes si vijojnë: Che Bar te Kafet e Vogla, Che Bar Marigonë, Che Bar Prizren dhe Che Bar Libero Pejton.
Festivali do të jetë “cashless” ose pa para në dorë. Blerjet brenda Festivalit do të mund të realizohen duke mbushur kartën tuaj të Festivalit në stacionin e rimbushjes. Përmes së njëjtës kartelë, ju do të mund të blini pijet dhe ushqimet që dëshironi. Çdo shumë e papërdorur pas festivalit mund të rimbursohet plotësisht.
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë ose nevojë për informacion të detajuar, ju lusim të na kontaktoni në numrin 045666461.
Në sheshin “Adem Jashari”, edicioni i tretë i Prishtina Gastronomy Festival do të sjellë një program special muzikor për të gjithë dashamirësit e muzikës, një shumëllojshmëri të ushqimeve dhe aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat, nga data 20 korrik deri më 27 korrik. Ky festival do të jetë një festë e vërtetë e shijes, artit dhe argëtimit për të gjithë vizitorët.
LINKU I BILETAVE—> https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=2614