Site icon Telegrafi

Prishtina futet në asociacionin e klubeve evropiane

(Foto: FC Prishtina)

Klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina ka marrë një lajm të madh.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar është futur në asociacionin e klubeve evropiane të futbollit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prishtinas, por që nuk kanë dhënë ndonjë detaj më shumë.

Kësisoj prishtinasit bëhen skuadra e parë kosovare që futen në asociacionin e skuadrave evropiane të futbollit.

Ndryshe Prishtina ditë më parë ka bërë ndryshime në shtabin teknik, duke larguar trajnerin Mirel Josa.

Ndërkohë vendin e trajnerit nga Shqipëria e ka zënë tekniku Bylbyl Sokoli. /Telegrafi/

Exit mobile version