Site icon Telegrafi

Prishtina fton tifozët: Të martën festojmë historinë

Z Mobile Prishtina sot do të luajë edhe një ndeshje me karakter ndërkombëtar.

Prishtinasit në të kaluarën ishin eliminuar në fazën e parë të grupeve të FIBA Europe Cup, por kësaj here është një storie krejt ndryshe.

Në fakt, ‘Plisat’ në ndy ndeshjet e fundit të grupeve, do t’i luajë i relaksuar pasi tashmë ka siguruar kalimin më tutje.

Bardhekaltërit gjatë ditës së sotme para tifozëve të vet do ta mirëpres skuadrën rumune të Steaua Bukureshtit.

Ndeshja mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me fillim në ora 19:00.

Theksojmë se Prishtina ka mposhtur në Bukuresht Steauan dhe pret të bëjë të njëjtën gjë edhe para tifozëve të vet.

Ndryshe, Prishtina zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me shtatë pikë, një më pak se lideri, Bakken Bears. /Telegrafi/

Exit mobile version