Site icon Telegrafi

Prishtina do fitoren e radhës në ndeshje ndaj Ulpianës, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Ulpiana kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual i Kosovës është nikoqir i lipjanasve në takimin i cili është i vlefshëm për javën e shtatë dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një seri prej dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën me radhë për t’u ngjitur edhe më tutje në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Edlir Tetovës ka ngritje të formës në dy ndeshjet e fundit me një fitore dhe një barazim, teksa synon të vazhdoj me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Bekteshi, Mici; Mankenda, Boshnjaku, Karabeci, Abazi; E.Krasniqi, Hoti; Kryeziu; 

Ulpiana: Blakqori; Makolli, Mustafa, Gjoni, Emini; Qerimi, Iran; Musliu, Selimi, Rrezi; Santos; 

/Telegrafi/

Exit mobile version