Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.
Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Debatik Currit vjen nga një seri prej dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për të ruajtur pozitën e katërt apo edhe për t’u ngjitur në të tretën.
Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut gjithashtu është në formë të mirë me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të vazhdojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Kolaj; Hamiti, Pllana, Useini, Mici; Pefqeli, Gashi; Hyseni, Krasniqi, Prapashtica; Kryeziu
Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Basriu, Dallku, Shala; Hugo, Khomutov, Morina; Zulfiu, Santos, Merlaku;
/Telegrafi/