Telegrafi

Prishtina me fitore të thellë ndaj Kastriotit në konkurrencën e femrave në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën mbrëma Prishtina fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 31-20. Fituesi u përcaktua në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 15-13 në të mirë të Prishtinës, që tani renditet e dyta me 32 pikë.

Alma Nivokazi udhëhoqi Prishtinën me 11 gola. Shtatë gola i realizoi Melike Ipçi, kurse gjashtë i kishte Elsa Kongjeli.

Ermira Saliu, Adriana Salihu dhe Puhiza Gashi shënuan nga 4 gola për Kastriotin që renditet i pesti me 21 pikë.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Shqiponja fitoi ndaj Dritës me rezultat 40-16. Shqiponja është e gjashta me 18 pikë, ndërsa Drita mbetet e fundit pa pikë.