Telegrafi

Prishtina fitore komode ndaj Ferizajt

Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Ferizajt me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi më mirë për Ferizajn që kishte dominim në minutat e para.

‘Ujqit’ madje arritën të godisnin shtyllën me Drilon Islamin.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë, një lojë me dorë në zonën e Ferizajt, bëri që gjyqtari Visar Kastrati të akordonte penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Leotrim Kryeziu që shënoi për 1-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Prishtinën që shënoi fillimisht, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kryeziu kishte rast ideal të dyfishonte epërsinë i vetëm me portier, por goditi shtyllën.

Ishte Endrit Krasniqi që shënoi për 2-0 në minutën e 74-të, pasi kaloi portierin mysafir.

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Prishtina me këtë fitore ka 41 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet me 31 pikë. /Telegrafi/