Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ekrem Grajçevci’ në Fushë Kosovë. Për bardhekaltërit golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Azem Ahmeti në minutën e 79-të.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 29 Maj në kryeqytet dhe gjasat më të mëdha për të kaluar në finale i kanë vendasit.
Trepça në anën tjetër ka luajtur pa gola me Ferizajn dhe kjo edhe më shumë dëshmon rënien e dukshme në formën e mitrovicasve. Sidoqoftë, ndeshja e kthimit pritet të jetë shumë interesante. /Telegrafi/