Prishtina ka fituar 1-0 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat luajtën me shumë kujdes në 45 minutat e parë, duke pritur të përfitojnë nga gabimet në mbrojtje.
I vetmi rast serioz në këtë pjesë ishte ai i Lilajt në minutën e katërt, por që ishte pa sukses.
Në 45 minutat e dytë, bardhekaltrit kërkonin me ngulm golin e fitores dhe atë ia arritën pothuajse në fund të takimit.
Ishte minuta e 73-të kur Leotrim Kryeziu shënoi për 1-0, duke kaluar kështu Prishtinën në epërsi.
Pas javës së 28-të, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 57 pikë, një më pak se Ballkani në të dytin dhe katër më pak se lideri Drita, derisa Drenica është në pozitën e tetë me 30 sosh. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore