Telegrafi

Prishtina fiton me rezultat bindës si mysafir i Ulpianës

Prishtina ka fituar me rezultat 3-0 në udhëtim te Ulpiana në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas vetëm dy minutash lojë, bardhëeklatrit krijuan mundësinë e parë shënimi, por Abazi nuk arriti të shënonte.

Raste ideale lëshuan edhe Mankenda e Kryeziu,që u mungoi fati për të kaluar mysafirët në epërsi.

Por, Leutrim Kryeziu në minutën e 33-të nuk e shpërdoroi më rastin dhe shënoi për 1-0 nga një asistim i Mankendas.

Në 45 minutat e dytë, Prishtina ishte sërish më kërkuese dhe dëshironte të merrte fitore më bindëse.

Ishte minuta e 57-të kur Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia e cila u fitua nga Abazi për 2-0.

Deri në fund, Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti të realizonte edhe golin e tretë me anë të Kryeziut (85′), që ishte i dyti personal.

Pas javës së 16-të, Prishtina është në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 17 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore