Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 23-të, me golin e shënuar nga Adnan Haxhaj me kokë, pas harkimit të Azem Ahmetit. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e vulosi Driton Krasniqi, në minutën e 90-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Edhe Trepça’89 pati një paraqitje të mirë, por nuk arriti të finalizojë asnjërin prej rasteve të krijuara. Mundësinë më të mirë “minatorët” e patën në minutën e 34-t, kur pas gjuajtjes së furishme të Shpëtim Babajt portieri prishtinas, Kushtrim Mushica arriti ta devijojë topin në shtyllë.
Me këtë fitore Prishtina rikthehet në garën për titull, pasi tashmë ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me vetëm pesë pikë më pak se Llamkos Kosova, që kryeson renditjen. Fitoren e vetme si vendase në kuadër të javës së 14-të e shënoi Besa në duel me Trepçën, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Mensur Duraku (16’-pen) dhe Endrit Maloku (46’). Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme Fushë Kosova – Hajvalia dhe Feronikeli-Hysi përfunduan pa fitues dhe pa gola. Ndeshja e fundit e javës së 14-të do të zhvillohet nesër ku takohen Ferizaj-Drita. /Tribuna/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga
Drenica-Llamkos Kosova 1:1
Trepça’89-Prishtina 0:2
Feronikeli-Hysi 0:0
Besa-Trepça 2:0
Fushë Kosova-Hajvalia 0:0
E enjte
Ferizaj-Drita