Telegrafi

Prishtina fiton në udhëtim te Vllaznia, vazhdon luftën për titull

Prishtina ka fituar në udhëtim te Vllaznia e Pozheranit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të Superligës së Kosovës.

Klubi kryeqytetas ka arritur ta marr një fitore të madhe në udhëtim, e cila e mban në garë për titullin kampion për këtë sezon.

Prishtina e nisi mirë ndeshjen duke provuar me anë të Bozovic (3′), por gjuajtja e tij shkoi paksa mbi portë.

Goli i mysafirëve erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes, ku Guthier Mankenda shënoi një gol të bukur pas asistimit të Bozovic dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Prishtinës, të cilët disa herë tentuan ta dyfishojnë epërsinë, ndërsa Vllaznia provonte me anë të kundërsulmeve.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, rrjetat mbetet të paprekura dhe Prishtina fitoi në fund me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Prishtina gjendet në vendin e dytë me 53 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në pozitën e fundit me vetëm 14 pikë.

Në ndeshjen e fundit, bardhekaltrit e presin në shtëpi Llapin, ndërsa Vllaznia udhëton te Drenica. /Telegrafi/