Sot (e mërkurën) janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Prishtina ka fituar në Gjakovë ndaj Shqiponjës me rezultat bindës, 46-23. Alma Nivokazi i shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa nëntë i kishte Shkurta Mehmeti. Te Shqiponja më efikasja ishte Elma Hoda me 13 gola.
Në Samadrexhë u takuan hendbollistet e Samadrexhës me ato të skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla. Fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 34-29. Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm një gol, 15-14.
Donjeta Mehmeti me 13 gola dhe Aulona Maloku me 11 ishin më efikaset te Samadrexha. Kurse te Jusuf Gërvalla 10 gola i shënoi Nurije Qekaj. Shtatë i realizoi Adelina Qufaj.
Prishtina është e dyta me 36 pikë. Shqiponja mban vendin e gjashtë me 21 pikë. Samadrexha tani i ka 13 pikë në mesin e tabelës, ndërsa një pikë më shumë e ka Jusuf Gërvalla.