Site icon Telegrafi

Prishtina fiton në frymën e fundit, Januzi mban kryeqytetasit në luftë për titull

Prishtina ka arritur të fitojë ndaj Drenicës me rezultat 1-0, duke mbajtur hapin në luftën për titull kampioni.

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen me shumë ndryshime, pasi kishte shumë mungesa në ndeshje me kuqezinjtë.

Prishtina edhe pse tentoi disa herë ne pjesën e parë nuk arriti ta gjente golin.

Meriton Korenica provoi dy herë në këtë pjesëlojë, por që nuk kishte sukses.

Në pjesën e dytë Prishtina u gjuajt e gjitha në sulm, duke tentuar golin.

Por goli i fitores u arrit në kohën shtesë, kur nga një top i gjatë, më së miri në zonë i gjend Ahmed Januzi, i cili me kokë shënoi për 1-0.

Ky gol i Januzit doli te jetë edhe i fitores, duke e mbajtur Prishtinën në hap për titull kampioni me 57 pikë, një më pak se Drita ka një pikë më shumë, por një ndeshje më pak. /Telegrafi/   

Exit mobile version