Prishtina me qetësi dhe me lojë të mençur ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Ferizajt me rezultat 2-0.
Prishtinasit e nisën shumë mirë takimin duke i radhitur disa raste para portës.
Mankenda, Korenica dhe Morina ishin shumë të rrezikshëm para porte.
Zhvillohej minuta e 29-të, kur një kombinim i kësaj treshe e sjelli golin e parë në ndeshje.
Rahovecasi Korenia e pranoi topin mirë në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Ferizaj ishin më të mirë.
Por ishte Armend Thaqi që me një goditje dënimi nga 25 metra i dha fund dilemat për këtë ndeshje.
Prishtina tani ka 59 pikë, tri më pak se Feronikeli, që zë vendin e parë. /Telegrafi/