Telegrafi

Prishtina fiton ndaj Tiranës, kualifikohet tutje në Champions

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Prishtina, ka shënuar fitore në ndeshjen e rrethit para-eliminator në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte (e mërkurë) në Pallatin e Rinisë, Prishtina e ka mundur skuadrën kampione të Shqipërisë, Tiranën, me rezultat bindës 3:0.

Dy gola u shënuan nga Mërgim Dervishajt dhe një gol nga Jeton Rukovci.

Kësisoj, Prishtina u kualifikua në 1/32-tën e finales së Ligës së Kampionëve, derisa kundërshtarin e radhës do ta mësojë më 9 dhjetor, kur do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e ardhshëm.