Telegrafi

Prishtina fiton ndaj Gjilanit pas ekzekutimit të penalltive, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Gjilanin pas ekzekutimit të penalltive 1-4, pasi loja e rregullt dhe shtesa përfunduan baras 0-0.

Në minutën e 19-të mysafirët nga kryeqyteti mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Kushtrim Gashi u ndëshkua me karton të kuq.

Nëntë minuta më vonë Prishtina shënoi me Hysenin, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. Kushtrim Shabani provoi për Gjilanin, por pa sukses.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin baras 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan disa raste shënimi, por pa arritur të gjenin golin dhe ndeshja përfundoi baras 0-0 brenda 90 minutave.

Edhe në kohën shtesë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por pa arritur të preken portat e Halimit dhe Kolajt.

Ndërkohë në ekzekutimin e penalltive, Prishtina ishte më e saktë duke fituar me rezultat 1-4.

Jalen Blesa, Genc Hamiti, Mërgim Pefqeli dhe Egzon Sinani realizuan për Prishtinën.

Ndërkohë Elton Cale realizoi për Gjilanin, derisa penalltitë u humbën nga Shend Kelmendi dhe Kushtrim Shabani. /Telegrafi/

Penalltitë:

Blesa (Pr) 0-1
Kelmendi (Gji) 0-1 (humb)
Hamiti (Pr) 0-2
Cale (Gji) 1-2
Pefqeli (Pr) 1-3
Shabani (Gji) 1-3 (humb)
Sinani (Pr) 1-4