Site icon Telegrafi

Prishtina fiton miqësoren, Xhaka i shikon nga afër

????????????????????????????????????

Në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë, Prishtina ka mposhtur në ndeshje miqësore anëtarin e ri të Ligës së parë, Onix nga Banja e Pejës.

Ishte kjo ndeshja e parë e bardhekaltërve në fazën përgatitore. Realizues i dy golave ishte Basit Abdul Khalid – 26’ shënoi me të djathtën, e 42-të me të majtën dhe ishte njëri prej golave më të bukur të tij.

Në minutën e 80-të portieri Ardit Nika priti penalltinë.

Të dielën më 18 qershor në Kastriot, Prishtina takohet me Përfaqësuesen e Kosovës U19.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Gjakovë, prezent ishte edhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka.

Taulanti dhe i vëllai, Graniti, sa herën kanë mundësi e përcjellin Prishtinën nga afër dhe njihen si tifozë të mëdhenj të Prishtinës. /Telegrafi/

????????????????????????????????????
Exit mobile version