Skuadra kryeqytetase ka fituar me meritë në finale të këtij evenimenti, duke udhëhequr gjatë tërë kohës. Ajo që arritën ta bënin ‘vendësit’ ishte barazimi i rezultatit në 12:12.
Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh prej tre golash, 12:9, ku skuadrat aplikuan mbrojtje mjaft të fortë.
Bardh e kaltrit nga kryeqyteti janë treguar të sigurt edhe në pjesën e dytë, duke e ruajtur me kujdes epërsinë deri në fund të takimit.
Kjo ndeshje u ndërpre disa herë, për shkak të kacafytjes ndërmjet lojtarëve dhe hedhjes së gjësendeve nga publiku.
Prishtina e fitoi kupën për herë të katërt, kurse vushtrriasit dështuan ta bënin një gjë të tillë, pas 31 vjetësh. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Oltion Beshiri i Prishtinës, që shënoi 7 gola, raporton Express.
Në konkurrencën e femrave, fitues i Kupës ishte Kastrioti, që në finale e mundi Prishtinën me rezultat 27:21. /Telegrafi/