Pjesa e parë e kësaj përballje ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, derisa të dy ekipet kanë pasur pak raste për shënim.
Ndërsa, në pjesën e dytë ekipi i Afrim Tovërlanit arriti të realizoj gol nëpërmjet Azem Ahmetit, dhjetë minuta pa përfunduar takimi.
Duhet theksuar se në pjesën e parë ndeshja është ndërpre për disa minuta, pasi në fillim të takimit tifozët mitrovicas ‘Torcida’ kanë hedhur gazë lotsjellës. Megjithatë takimi ka vazhduar pas disa minutave.
Pas tre xhirove të zhvilluar në Superligë, Prishtina ka tubuar gjashtë pikë, derisa Trepça ’89 mbetet në kuotën e katër pikëve. /Express/